Sa kohë kaloni çdo ditë para ekranit të telefonit, laptopit apo kompjuterit tuaj?

Një studim i kryer së fundmi tregon se përveç 8 orëve në punë, pjesa më e madhe e individëve shpenzojnë edhe shumë orë të tjera mbi ekran, për pjesën tjetër të mbetur të ditës.

Sipas studimit, një i rritur kalon 34 vjet të jetës së tij mbi ekranin e telefonit, kompjuterit ose laptopit.

Ky hulumtim u krye nga “OnePoll” dhe “Vision Direct” dhe zbuloi se 13 orë nga dita jonë kalon mbi ekran.

Studiuesit u shprehën se një pjesë e madhe e të anketuarve mund të qëndrojnë para ekranit të paisjeve të ndryshme për disa orë, pa bërë aspak pushim dhe kjo sigurisht që i dëmton sytë.

Studimi flet për një varësi, e cila po rritet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.

Studiuesit shprehen se është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për kohën e shpenzuar mbi ekranet e paisjeve sepse në këtë mënyrë mund të kuptosh më së miri problemet që ky lloj qëndrimi shkakton tek sytë.

Rekomandohet që të përdoret rregulli ‘20-20-20′. Ky rregull nënkupton që të bëni një pushim çdo 20 minuta, të shikoni për 20 sekonda, tek diçka që është të paktën 20 metra larg./tvklan.al