Sipas një studimi të kryer së fundmi, qentë përveçse janë miqësorë, gjithashtu janë jashtëzakonisht besnikë dhe mund të jenë miqtë më të mirë për njerëzit.

Shkencërisht është vërtetuar se të kesh qen në shtëpi, mund të ndikojë pozitivisht në shëndet.

Ekspertët zbuluan se qentë mund të ndihmojnë pronarët e tyre kur janë në çfarëdo lloj problemi, pavarësisht nëse janë trajnuar apo jo.

Studimi u realizua nga Joshua Van Bourg, një student i diplomuar në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës,dhe Clive Wynne, një profesor i psikologjisë në të njëjtin universitet. Qëllimi i studimit ishte për të kuptuar natyrën e qenve dhe gatishmërinë e tyre për të shpëtuar pronarët.

Asnjë prej qenve pjesëmarrës nuk kishte ndonjë lloj trajnimi. Kur pronarët e tyre shfaqnin probleme dhe kërkonin ndihmë, një e treta e qenve shkuan në ndihmë të pronarëve të tyre të shqetësuar.

Studiuesit u shprehën se qentë ishin të gatshëm për të ndihmuar pronarët e tyre dhe arrinin të identifikonin mjaft mirë edhe natyrën e ndihmës që iu duhej./tvklan.al