Studimi i fundit: Të luftojmë alergjinë nga kikiriku duke ngrënë kikirikë

Posta

Studimi i fundit: Të luftojmë alergjinë nga kikiriku duke ngrënë kikirikë

15:14 30/10/2019

Sipas një studimi të kryer, për të trajtuar alergjinë nga kikiriku mund të përdoren edhe sasi të vogla të këtij ushqimi, por gjithmonë sipas një terapie të caktuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar,  rreth 1 në 50 fëmijë ka një alergji ndaj kikirikut.

Përdorimi i  “Imunoterapisë” konsiston në faktin se njerëzve u jepet një sasi e vogël e ushqimit nga i cili kanë alergji, në këtë rast kikirikë, çdo ditë.

Ajo funksionon duke nxitur sistemin imunitar të prodhojë antitrupa,  që zvogëlojnë reagimin alergjik të trupit, kështu që nëse dikush konsumon aksidentalisht një sasi të vogël kikiriku, është më pak i rrezikuar nga një alergji serioze. Pra ekziston një mbrojtje por nuk ka një kurë.

Shkencëtarët e “King’s College London” vëzhguan sjelljen themelore të qelizave të pacientëve, për të parë nëse pacientët ishin akoma alergjikë dhe kështu të vazhdonin trajtimin ose nëse nuk ishin më alergjikë mund të hanin kikirikë pa u shqetësuar.

Aktualisht imunoterapia është e vetmja mundësi trajtimi, që mund t’u jepet personave që kanë alergji ndaj kikirikut. Por ky trajtim, nuk duhet provuar nga pacientët pa mbikëqyrjen e mjekut sepse mund të ketë pasoja fatale.

Kreu i shërbimeve klinike të alergjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Amena Warner tha: Kjo mund të mos jetë një kurë, por shpresojmë se imunoterapia është një hap pozitiv në sigurimin e një trajnimi që mundëson një farë mbrojtjeje nga konsumimi aksidental i kikirikut. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi