Studimi i fundit zbulon “çelësin” e jetëgjatësisë


Studimi i fundit zbulon “çelësin” e jetëgjatësisë

10:58 16/11/2019

Çelësi i jetëgjatësisë mund të qëndrojë pas një sistemi imunitar shumë efikas. Deri më sot, shkenca ka marrë në shqyrtim shumë faktorë që mund të ndikojnë në një moshë mbi 100 vjeç, si vaji i ullirit, vera e kuqe, çokollata apo edhe mungesa e martesës, pra çdo gjë që lidhet me stilin e jetesës.

Por një studim i fundit i disa universiteteve shkencore japoneze ka zbuluar se në shumë raste të studiuara rezulton se sekreti qëndron tek një numër më i lartë i qelizave imunitare të ashtuquajtura T CD4. Këto janë potencialisht në gjendje të luftojnë qelizat tumorale dhe të sulmojnë viruset që provokojnë infeksionet.

Linfocitet T tek personat e studiuar që ishin mbi 100 vjeç, ishin në numër më të vogël se norma, por ishte një nënklasë e tyre, CD4, që ishin në numër shumë më të lartë, duke përfaqësuar madje 80% të totalit.

Dhe janë pikërisht këto të fundit që quhen citotoksike, që janë në gjendje të vrasin qelizat e këqija, e që rrisin jetëgjatësinë.

Klan Plus

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi