Studimi i ri në Britani, simptomat e Covid shfaqen dhe 12 javë pas infektimit




Studimi i ri në Britani, simptomat e Covid shfaqen dhe 12 javë pas infektimit

11:59 24/06/2021

Një studim i kryer në Britaninë e Madhe ka dalë në konkluzion se më shumë se 2 milionë qytetarë në këtë vend kanë pasoja afatgjata të Covid-19. Sipas studimit simptomat e Covid vijojnë edhe 12 javë pas infektimit.

Lidhur me këtë shqetësim studiuesit thonë se kërkimi i shkaqeve është një sfidë shumë e madhe. Nga ana tjetër qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 50 milionë Paund për kërkime lidhur me këtë problem.

Studimi është zhvilluar në muajt Shtator 2020 deri në Shkurt 2021 dhe u zbulua se qytetarët që u bënë pjesë e kërkimeve kanë shfaqur 29 simptoma të ndryshme.

Simptomat e gjata të Covia janë një fenomen që ende nuk janë kuptuar plotësisht edhe pse janë bërë shumë kërkime lidhur me këtë shqetësim global.

Sipas studimeve edhe pse mund të ketë kaluar një kohë e gjatë e infektimit nga virusi vdekjeprurës mund të ketë sërish simptoma si dhimbje e kokës, dhimbje e muskujve, lodhje, dhimbje e gjoksit, kollë etj./tvklan.al





Të ngjashme