Marsi ndoshta ka qenë gjithnjë i mbuluar nga akullnajat. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të fundit të që mban firmën Universitetit kanadez të “Columbia Britanik”, i publikuar në revistën shkencore “Nature Geoscience”.

Në bazë të një algoritmi që shërben për studimin e erozionit tokësor, kërkuesit kanë analizuar mbi 10 mijë kanale, kanione, dhe lugina marsiane. Më pas të dhënat janë konfrontuar më struktura dhe kanale të arkipelagut arktik kanadez, veçanërisht me terrenin e ishullit Devon, një shkretëtirë polare që nga ekspertët e fushës konsiderohet si vend që paraqet analogji me realitetin e Marsit.

Ky krahasim paraqet ngjashmëri të mëdha kanë shpjeguar autorët e studimit dhe sipas tyre ato që më parë janë interpretuar si shtretër lumenjsh me ujë në gjendje të lëngshme, mund të jenë krijuar nga akujt. Megjithatë edhe sikur ky skenar i propozuar nga ky studim të ishte i vërtetë, kjo gjë nuk përjashton hipotezën që në planetin e kuq të ketë patur jetë, qoftë edhe në nivel mikrobik.

Klan Plus