Ndryshe nga sa mendohej deri tani, truri edhe gjatë plakjes vijon procesin e rigjenerimit njësoj si në rini, falë prodhimit të neuroneve të reja. Për herë të parë konfirmohet kjo gjë nga kërkimet e Universitetit Columbia dhe të publikuara në revistën shkencore Cell Stem Cell. Sipas kërkimit, truri vijon gjithnjë prodhimin e neruoneve të reja përgjatë gjithë jetës së njeriut, ndryshe nga kafshët.

Është vërejtur se të moshuarit kanë shumë më tepër emocione dhe aftësi mendore sesa besohej, kjo pasi mund të prodhojnë mijëra neurone të reja në mënyrë të barabartë me të rinjtë dhe në trurin e tyre volumi i strukturës që kontrollon emocionet është i njëjtë me trurin e një njeriu më të ri në moshë. I vetmi ndryshim qëndron në numrin e enëve të gjakut, me të pakta në trurin e njeriut në moshë të madhe por edhe një sasi më e vogël e një proteine që është rregullatore e plasticitetit të ipokampit.

Klan Plus