Dy studime të botuara së fundmi konfirmojnë se imuniteti i ofruar nga dy doza të vaksinës Pfizer kundër Covid-19 bie pas dy muajsh. Por studimet tregojnë se vaksinat mbrojnë nga shtrimi në spital dhe nga rastet fatale.

Studimet janë kryer nga Izraeli dhe nga Katari dhe të botuara në New England Journal of Medicine. Këto publikimet sugjerojnë se qytetarët e vaksinuar plotësisht kanë nevojë për të mbajtur masa paraprake kundër infeksionit.

Në kërkimin e kryer në Izrael u bënë pjesë 4,800 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe tregoi se nivelet e antitrupave zvogëlohen me shpejtësi pas dy dozave të vaksinës. Antitrupat bien më shpejt tek meshkujt, personat mbi 65 vjeç dhe ata që kanë sëmundje shoqëruese.

Por sërish studiuesit deklarojnë se vaksina është mbrojtja më e mirë kundër Covid, pasi sipas tyre deri tani janë shmangur shumë vdekje.

Studimi tregoi gjithashtu se imuniteti për njerëzit që vaksinohen pas infeksionit natyral Covid-19 zgjat më gjatë./tvklan.al