Studimi: Instagram, aplikacion toksik për adoleshentët


Studimi: Instagram, aplikacion toksik për adoleshentët

12:45 17/09/2021

Së shpejti një version i ri i rrjetit social për moshën “nën 13 vjeç”.

Nga një kërkim i brendshëm i kryer nga Facebook, që zotëron platformën, i paraqitur në Wall Street Journal, ka dalë në përfundimin se instagrami nuk është i mirë për adoleshentët. Në veçanti, sipas hulumtimeve të brendshme, një në tre përdorues të rinj zhvillojnë çrregullime të perceptimit të trupit të tyre, ndërsa të tjerët besojnë se platforma u shkakton shqetësime dhe rritje të tendencave depresive.

Wall Street Journal ka grupuar rezultatet e hulumtimit të kryer nga Facebook nga viti 2019 e deri më sot. “32% e adoleshenteve thanë se kur ishin ndjerë keq në lidhje me trupin e tyre, Instagram i kishte bërë të ndiheshin edhe më keq”, raportuan studiuesit.

Sidoqoftë, Facebook thuhet se ka luftuar për ta trajtuar problemin.Gjithashtu, kanë rrjedhur informacione në muajt e fundit, se kompania dëshiron të krijojë një version të Instagramit për “nën 13 vjeç”.

Në një postim zyrtar, shefja e politikës publike në Instagram, Karina Newton, shpjegoi se kompania po kërkon mënyra për të larguar përdoruesit nga lloje të caktuara të postimeve dhe përmbajtjes.

Klan News






Të ngjashme