Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se konsumimi i peshkut mund të mbrojë trurin nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit.

Mendohet se yndyrnat Omega-3 që gjenden tek peshku kanë një efekt mbrojtës për trurin e njeriut. Ato mbrojnë shëndetin e tij nga dëmet që shkaktohen si pasojë e gazeve të emetuara nga transporti dhe industria.

Autori kryesor i studimit Ka Kahe, nga Universiteti Columbia në New York, tha: Peshku është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe i lehtë për t’u shtuar në dietë. Acidet yndyrore omega-3 luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë strukturën e trurit.

Gjithashtu konsumimi i peshkut zvogëlon dëmtimin e trurit nga neurotoksinat si plumbi dhe mërkuri.

Gjetjet tona tregojnë se  nivele më të larta të acideve yndyrore omega-3 në gjak mund të ruajnë vëllimin e trurit dhe mund të mbrojnë individët nga efektet e mundshme toksike të ndotjes së ajrit”.

Gjithashtu konsumimi i peshkut tre herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve dhe një dietë e shëndetshme që përfshin peshkun shoqërohet me shëndet mendor të përmirësuar./tvklan.al