Në kohën kur ekzistojnë shumë diskutime rreth mirëqenies mendore dhe asaj që njerëzit mund të bëjnë për të jetuar një jetë më të shëndetshme, një studim i fundit ka zbuluar se personat që punojnë si kujdestarë kanë më shumë mundësi që të preken nga problemet me shëndetin mendor dhe atë fizik.

Sipas studiuesve, kujdesi ndaj të tjerëve mund t’iu shkaktojë më shumë stres, krahasuar me personat që nuk ofrojnë asnjë kujdes.

Rezultatet treguan se gati një e pesta e burrave dhe mbi një e katërta e grave, që ishin të angazhuar në një lloj përgjegjësie për kujdes ndaj personave të tjerë kishin probleme pulmonare, depresion, ankth, marrëdhënie të komplikuara shoqërore dhe probleme me gjumin.

Studimi zbuloi se ata kujdestarë që punojnë më shumë se 20 orë në javë, kanë më shumë mundësi që të kenë probleme në të ardhmen me shëndetin e tyre.

Profesori Karen Walker-Bone u shpreh se ky studim ka hedhur një dritë të re mbi disavantazhet, me të cilat përballen ata që duhet të kujdesen për miqtë ose anëtarët e familjes./tvklan.al