selfietMeshkujt që bëjnë shumë selfie dhe përdorin efekte për fotot e tyre në rrjetet sociale, nuk janë normalë.

Ky është rezultati i studimit të fundit të Ohio University, ku thuhet se meshkujt që janë të apasionuar nga selfie-t dhe fotografojnë veten pothuajse gjatë gjithë kohën, kanë çregullime mendore.

Studiuesit e këtij universiteti kanë marrë në pyetje 800 meshkuj të moshë 18 – 40 vjeç dhe i kanë testuar ata për postimet në rrjetet sociale.

Ata u pyetën gjithashtu nëse i rregullojnë fotot e tyre përpara se t’i postojnë ato.

Profesor Jesse Fox, autori kryesor i këtij studimi të Universitetit Shtetëror të Ohio-s ka thënë se ky fakt nuk është çudi, por është hera e parë që është konfirmuar.

Nuk është aspak normale ka thënë ai që meshkujt fiksohen të bëjnë një foto, ta postojnë atë në rrjetet sociale dhe të presin me padurim komentet.

tvklan.al