Për të pavaksinuarit, rreziku 30 herë më i lartë

Të pavaksinuarit e moshave nga 60 deri 79 vjeç janë më të rrezikuarit nga vdekja, nëse infektohen me Covid-19. Në këtë përfundim arrin një studim i gjerë i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, bazuar tek të dhënat e grumbulluara në rreth një vit e gjysmë pandemi. Të pavaksinuarit e kësaj grupmoshe rrezikohen 30 herë më shumë nga vdekja se bashkëmoshatarët e tyre të pavaksinuar.

Grupmosha mbi 80 vjeç e të pavaksinuarve renditet e dyta për nga rreziku i vdekjes, me gati 20 herë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre. Më i ulët është rreziku i fataliteteve për të pavaksinuarit nga 40 deri në 59 vjeç, të cilët rrezikohen 5 herë më shumë nga vdekja.

Sakaq, studimi tregon se të vaksinuarit nga mosha 12 deri në 39 vjeç nuk rrezikojnë fare të shtrohen në spital. Kjo konfirmohet nga sidomos nga të dhënat më të fundit për periudhën nga 4 Prilli deri më 8 Gusht, ku në spitalet italiane nuk është shtruar asnjë person i kësaj grupmoshe i imunizuar me doza vaksinash anti-Covid.

Nisur nga këto konkluzione, ekspertët italianë të shëndetit bëjnë thirrje që të gjithë të pavaksinuarit t’u drejtohen sa më shpejt qendrave të vaksinimit për të shmangur fatalitetet, teksa Italia ka nivelin më të lartë të vaksinimit mes vendeve të unionit me më shumë se 60% të popullsisë që ka marrë dozën e parë.

Tv Klan