Vetmia konsiderohet si mjaft e dëmshme për shëndetin e përgjithshëm të një individi. Vitet e fundit, vetmia ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor të njerëzve.

Një studim i kryer së fundmi tregon se vetmia nuk kufizohet vetëm tek të moshuarit, por është më e pranishme tek moshat e reja.

Studimi grumbulloi informacione për 55,000 njerëz, të moshës midis 16 dhe 99 vjeç, nga 237 vende.

Autorja e studimit, Manuela Barreto nga Universiteti i Exeterit, Mbretëria e Bashkuar u shpreh: Në kundërshtim me atë që njerëzit mund të presin, vetmia nuk është një gjendje vetëm për njerëzit e moshuar. Në fakt, të rinjtë raportojnë ndjenja më të mëdha të vetmisë, krahasuar me të moshuarit.  

Gjithashtu sipas studimit të kryer rezulton:

  • Mosha e mesme rezulton më shumë e vetmuar se mosha e vjetër.
  • Burrat ndjehen më të vetmuar se sa gratë.
  • Mosha, gjinia dhe kultura e vendeve ndikon në përjetimin e vetmisë.

Hulumtimi përbëhej nga pyetje të ndryshme rreth shoqërisë, izolimit, të kuptuarit të vlerës së vetvetes, ndjenjave dhe pjesëmarrjes në grup.

Studimi zbuloi se më të rrezikuarit nga vetmia ishin djemtë e rinj. /tvklan.al