Vera nuk do ta ndalojë përhapjen e koronavirusit, sidomos në hemisferën veriore. Daily Mail raporton se ky është përfundimi i një studimi të ri duke ulur shpresat se moti i ngrohtë do të ndalojë pandeminë.

Transmetimi i shumë sëmundjeve infektive, siç është SARS-i dhe gripi, pengohen nga rritja e temperaturave të ambientit. Studimet e mëparshme nga Universitetet Beihang dhe Tsinghua kishin dalë në përfundimin se transmetueshmëria e Covid-19 në Kinë do të bjerë me rritjen e temperaturave.

Pas krahasimit të transmetueshmërisë me motin, kërkuesit e Universitetit Fudan kanë dalë në përfundimin se kjo nuk ka ndonjë lidhje të madhe.

“Analiza jonë sugjeron që temperatura e ambientit nuk ka ndonjë impakt të rëndësishëm në aftësinë e transmetueshmërisë së SARS-Cov-2. Është shumë herët të mendojmë se moti i ngrohtë kontrollon Covid-19 dhe të varemi tek stinët për të ndaluar pandeminë. Kjo mund të jetë e rrezikshme. Ndryshimi i stinëve mund të ndihmojë, por jo për të ndaluar transmetimin. Politikat urgjente si pezullimet e udhëtimeve apo mbyllja e shkollave janë të nevojshme për të ngadalësuar transmetimin e sëmundjes”, tha kërkuesi, Weibing Wang.

Në studim, Wang dhe kolegët e tij analizuar përhapjen e koronavirusit në 224 qytete kineze. Nuk është hera e parë që një sëmundje infektive qëndron e pandikuar nga moti.

Numri total i rasteve në epideminë e MERS-it në Gjirin Arabik u zhvillua pavarësisht se temperaturat arritën deri në 45 gradë Celsius.

Disa sëmundje të tjera që transmetohen nga kafshët tek njerëzit, duke përfshirë këto Ebolën dhe disa lloje gripash, kanë ndodhur në situata të paparashikueshme./tvklan.al