Studimi në degët e mësuesisë, kriter nota mesatare 7

Studimi në degët e mësuesisë, kriter nota mesatare 7

23:49 02/05/2018

Maturantët që do të aplikojnë në Universitet për vitin 2018-2019, për programet e studimi ku përfshihen edhe ato të mësuesisë duhet të kenë mesataren 7. Këtu përfshihen degët e mësuesisë për profile të ndryshme, siç janë gjuhët e huaja, degët e lëndëve ekzakte, pra programet matematikë, fizik, kimi, biologji dhe informatik, por edhe degët e tjera që nxjerrin mësuesit e rinj në degën histori, gjeorgrafi, gjuhë shqipe-letërsi, por edhe psikologji dhe sociologji.

Të gjithë maturantët që dëshirojnë të aplikojnë në këto programe studimi duhet patjetër që mesataren e shkollës së mesme ta kenë 7, por edhe mesataren aritmetike të provimeve të maturës. Në total, në 8 Universitete publike ofrohen 93 programe studimi në fushën e mësuesisë, për të cilët maturantët duhet të kenë mesataren 7, ndërsa në programet e tjera mesatarja që duhet të plotësojnë kandidatët edhe këtë vit është lënë në nivelin e vitit të shkuar, pra 6.

Ky vendim i qeverisë për rritjen e notës mesatare në degët e mësuesisë erdhi për shkak se niveli i studentëve në këto programe studimi dhe sidomos te Shkencat e Natyrës ishte i dobët. Maturantët me mesatare nën 6 kanë mundësi të aplikojnë vetëm në programet 2-vjeçare të studimit, me karakter profesional.

Burimi: Klan Plus

Të ngjashme
UKT