Për shumicën e gjermanëve feja islame nuk përbën pasuri, në

këtë përfundim arrihet në studimin “Larmia botëkuptimore dhe

demokracia”. Por studiuesit e fondacionit Bertelsmann konstatojnë edhe

zhvillime pozitive.

Rreth gjysma e të anketurave e konsderon fenë islame si

kërcënim, thuhet në studimin e fondacionit Bertelsmann. Por skepticizmi ndaj

Islamit nuk nënkupton islamofobi, vërehet në këtë studim. Me 13 përqind është

vetëm një pakicë e qytetarëve, që ka qëndrim armiqësor ndaj fesë islame dhe

kërkon ndalimin e migrimit të myslimanëeve. Kjo shifër vitet e fundit është

ulur – më 2017 ishin 20 përqind e të anketuarve që mendonin kështu.

Nisur nga fakti, që një në dy të pyetur e konsideron si

kërcënim islamin, anketimi jep shkas për t’u shqetësuar. Në lindje të

Gjermanisë, ku jetojnë pak myslimanë, rezervat janë më të mëdha se në pjesën

perëndimore të vendit. Sipas sondazhit 30 përqind në lindje dhe 16 përqind në

perëndim nuk duan të kenë fqinjë myslimanë.

Kontakti ndihmon

Analizat tregojnë, se personat me qendrime të dukshme

islamofobe shpesh refuzojnë jo vetëm myslimanët, por edhe minoritetet e tjera

dhe kanë një botëkuptim antipluralist. Megjithatë shumica e gjermanëve janë

parimisht të hapur ndaj botëkuptimeve të tjera. Ndërsa ka paragjykime ndaj

Islamit, Krishtërimi, Hebraizmi, Hinduizmi dhe Budizmi prej shumicës

konsiderohen si pasurim.

Përmes kontakteve personale, sipa studimit, zbehet refuzimi

kundrejt Islamit. Njerëzit që kanë rregullisht kontakt me religjonet e tjera,

rrallëherë e konsiderojnë si kërcënim larminë fetare dhe fenë islame.

Religjionet janë pro demokracisë 

Qoftë Hebraizmi, kristianizmi apo Islami – pjestarët e feve

të ndryshme i mbështesin gjerësisht parimet dhe vlerat e demokracisë. Sikurse

nxjerr në pah studimi shumica dërmuese në Gjermani (89 përqind) pavarësisht

besimit fetar e konsdieron demokracinë si një formë të mirë qeverisjeje.

“Pjesëtarët e çfarëdo religjioni mund të jenë demokratë të mirë”,

thekson autori i studimit sociologu i religjioneve Gert Pickel. Për demokracinë

janë të dëmshme në plan afatgjatë përfytyrimet dogmatike të besimit dhe

intoleranca ndaj besimeve të tjera.

Të tilla qëndrime refuzuese dhe izoluese mund ta rrezikojnë kulturën demokratike, tërheq vëmendjen Pickel. Në mbarë Gjermaninë ndërkohë numri i myslimanëve llogaritet të jetë rreth pesë milionë, shumica e tyre (1,5 milionë) jetojnë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.