Gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka pasur shqetësime në lidhje me shëndetin mendor të nxënësve, të detyruar të studiojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë larg miqve të tyre.

Por në vend që niveli i tyre i ankthit të përkeqësohej, studiuesit shprehen se gjendja e tyre emocionale është përmirësuar.

Akademikët nga Universiteti i Bristolit sugjeruan se ndodhi sepse ata nuk duhej të merreshin më me presionet e përditshme të jetës shkollore dhe marrëdhëniet e vështira.

Shumë njerëz në të vërtetë raportuan një lidhje më të fortë me shkollën dhe ishin në gjendje të flisnin me mësuesit më shumë sesa më përpara.

Sipas studimit të kryer, djemtë treguan një përmirësim më të madh se vajzat.

Autorja kryesore e studimit Emily Widnall u shpreh: Me gjithë botën në kontrollin e një pandemie shkatërruese, e cila ka trazuar jetën e të gjithëve, pritej që ankthi në rradhët e fëmijëve të rritej. Ishte një surprizë e madhe që zbuluam të kundërtën.

Rezultatet gjithashtu treguan uljen e ankthit dhe përmirësimin e mirëqenies si rezultat edhe i përdorimit më të madh të rrjeteve sociale.

Pas gjetjeve, studiuesit thanë se të rinjtë kanë nevojë për më shumë mbështetje të shëndetit mendor dhe kur të kthehen në klasë në Shtator, pas gati gjashtë muaj studimesh të ndërprera./tvklan.al