Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Pediatrisë në Britaninë e Madhe e cila analizoi sjelljen dhe ushqyerjen e 3,000 fëmijëve të moshës nga 5 deri në 16 vjeç rezultoi se pjesa më e madhe e tyre pas konsumimit të pijeve të gazuara shfaqën agresivitet.

Pijet industriale janë tepër të përpunuara dhe kanë përbërës të rrezikshëm si acidi fosforik, kafeinë etj. Për më tepër këto pije dhe produkte të tjera industriale përmbajnë edhe shumë sheqer i cili i stimulon fëmijët duke i bërë ata të kenë natyrë shpërthyese dhe probleme me vetëpërmbajtjen.

Më 25 Tetor në vendin tonë hyri në fuqi urdhri i përbashkët i tri ministrive që mbron fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme (Për standardet e ushqimeve në mjediset e Institucioneve arsimore parauniversitare). Tashmë në asnjë ambient shkollor nuk do të lejohen produkte si patatinat, çokollata dhe shumë pije të ndryshme.

Kjo rregullore synon të unifikojë standardet e ofrimit të ushqimit në Institucionet arsimore dhe për këtë arsye përfshin edhe listën  e ushqimeve të ndaluara dhe jo të ndaluara.

Klan News