Një hulumtim i kryer së fundmi nga Instituti i Shkencave dhe Teknologjisë së Avancuar në Japoni ofroi edhe më shumë informacione në lidhje me faktorët që ndikojnë në zhvillimin e psikologjisë së fëmijëve.

Sipas ekspertëve, fëmijët mund të përmirësojnë aftësitë njohëse, hapësinore dhe artistike duke u marrë me pikturë.

Piktura është një aktivitet rekreativ dhe krijues që ndikon në perceptimet e fëmijëve dhe atë çfarë ata e konsiderojnë si thelbësore.

Drejtimi i fëmijëve për të pikturuar objekte mund të rrisë vetëdijen e tyre për mjediset përreth tyre, ndikon në marrëdhëniet shoqërore dhe në përmirësimin e sjelljes së tyre./tvklan.al