Zbulohet një trashëgimi gjenetike e paidentifikuar, në disa pjesë popullsie në Afrikën Perëndimore.

Janë 4 lloje humane moderne në këtë zonë të kontinentit që kanë gjurmë gjenetike të qenieve njerëzore misterioze, që i përkasin një tjetër specieje që nuk përkon më asnjë tjetër në pemën gjenealogjike të njeriut.

Studime të mëparshme kanë treguar se homosapiensi u kryqëzua me njeriun Neandertal dhe Njeriun e Denisovës, pasi migroi nga Afrika.

Dhe sot, çdo njeri ka në ADN e tij një fraksion trashëgimie gjenetike nga njeriu Nenadertal, autokton i kontinentit Evropian. Por deri më sot dihet shumë pak ose aspak për njeriun që nuk doli kurrë jashtë kontinentit afrikan, paraardhësit apo kryqëzimet e mundshme.

Një grup biologësh nga universiteti i Kalifornisë kanë analizuar 405 kampione  të ADN së personave që i përkasin 4 fiseve të Afrikës perëndimore.

Ka rezultuar se në secilën prej tyre, ekziston një bërthamë variantesh gjenetike si rrjedhojë e kryqëzimeve mes specieve njerëzore të ndryshme.

Rreth 19% e përbërjes gjenetike të tyre mbërrijnë nga një specie njerëzore e lashtë që nuk është e identifikueshme. Madje nga analizat rezulton se kjo specie është ndarë nga paraardhësit e Sapiens, Neandertal dhe njeriut të Denisovës rreth 360 mijë vjet më parë.

 Por rreth 124  mijë vjet më parë, kjo specie është kryqëzuar me njeriun modern paraardhës të popullsisë afrikane.

Studimi, që është i mbushur me mister, është publikuar në revistën shkencore “Science Advances”.

Klan Plus