Pavarësisht rreziqeve të shumta që lindin kur një fëmije i jepet një celular, një studim i ri ka zbuluar se prindërit i lejojnë fëmijët të përdorin aparatet e tyre që në moshën tre vjeçare.

Sipas të dhënave nga një sondazh i Galaxy, më shumë se 10 për qind e prindërve besojnë se për një fëmijë nga mosha 3 deri në 6 vjeç, përdorimi i telefonit është i pranueshëm. Nga informacionet u vu re se 13 për qind e prindërve mendojnë se mosha e duhur për një fëmijë për të përdorur celularin e tyre të parë është nga shtatë deri në nëntë vjeç.

Psikologët thonë se ishin të befasuar kur mësuan se 20 për qind e prindërve të anketuar, mendojnë se mosha më e mirë për të përdorur një celular për fëmijët është midis pesë dhe nëntë vjeç.

“Aparatet në të vërtetë nuk janë armiku dhe nëse ne u themi fëmijëve që kjo gjë është e ndaluar, atëherë ata priren të jenë më të tërhequr drejt saj”

, thonë ata.

Rezultatet e hershme të një sondazhi tregojnë se 65 për qind e fëmijëve të moshave 5-12 vjeç kanë një aparat personal, dhe shumica prej tyre janë fëmijë të gjinisë mashkullore. Të dhënat tregojnë se tabletët aktualisht janë aparati që fëmijët përdorin më së shumti dhe rreth 50 për qind e tyre e zotërojnë këtë pajisje.

/tvklan.al