Ndjenja e papritur e panikut ose tensionit kur dikush nuk është në kontakt me telefonin e tij mund të lidhet me ndjenjat e pamjaftueshmërisë për veten dhe inferioritetin. Ky është përfundimi që është nxjerrë së fundmi nga ekspertët nga një studim i kryer në Portugali.

Studimi zbuloi se gjinia nuk ka asnjë lidhje me faktin nëse njerëzit do të ndjehen të frikësuar ose të shqetësuar pa telefonat afër tyre.

Ekspertët më tej shprehen se këta individë që kanë reagime të tilla priren të jenë më të shqetësuar dhe të stresuar në jetën e tyre të përditshme krahasuar me njerëzit e tjerë.

Hulumtimi zbuloi se sa më shumë që individët e përdorin telefonin e tyre, aq më shumë stres përjetojnë kur nuk e kanë atë pranë vetes.

Rezultatet e studimit tregojnë që individët që përjetojnë tension mund t’i shohin telefonët e tyre si një mjet i menaxhimit të stresit./tvklan.al