Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, mund të rrisë shanset për t’u prekur nga kanceri.

Ekspertët shprehen se ekziston një lidhje e fortë midis moslëvizjes dhe mundësisë për një stil jetese të ulët. Studimi sugjeron se ndryshimet në stilin e jetës mund të shmangin komplikacionet e ndryshme që shfaqen në shëndet.

Sipas studimit të kryer nëse ecni për 30 minuta çdo ditë, ju mund të jeni në gjendje të zvogëloni rrezikun e kancerit me 31 përqind.

Autori kryesor i studimit, Susan Gilchrist, u shpreh se është e rëndësishme të ulesh më pak dhe të lëvizësh më shumë.

Studimi sugjeron që në vend të një stërvitje me intensitet të lartë, mund të bëni një shëtitje gjysmë ore në ditë. Edhe kur jeni në shtëpi rekomandohet që të lëvizni, sidomos pasi keni qëndruar ulur për një kohë të gjatë.

Studiuesit më tej zbuluan se ata që ishin joaktivë kishin 82 përqind më shumë shanse të prekeshin nga kanceri.

Ekspertët sugjerojnë që në vend që të qëndroni ulur, angazhohuni me disa ushtrime të lehta, si ecja dhe shëtitjet. /tvklan.al