Samsung kryeson me 23% të tregut botëror

Sipas një studimi të botuar nga Strategy Analytics shitja e telefonëve inteligjentë është rritur ndjeshëm në të gjithë botën midis Janarit dhe Marsit të këtij viti. Sipas kompanisë kërkimore, 340 milionë pajisje të vjetra janë dorëzuar në tre muajt e parë të vitit, 24% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pandemia dhe pasojat e saj ekonomike nxitën shumë konsumatorë të shtyjnë blerjen e një smartphone të ri në vitin 2020, duke ulur vëllimin e përgjithshëm të shitjeve.

Por në tremujorin e parë të vitit 2021, kërkesa e madhe nga konsumatorët, si edhe theksimi i teknologjisë 5G nga prodhuesit kinezë, kanë rritur tregun.

Sipas Strategy Analytics Tregu kinez i telefonave inteligjentë ka shënuar një tremujor të bujshëm, falë suksesit të produkteve 5G në kategori të ndryshme çmimesh.

Grupi i Koresë së Jugut, Samsung, mbizotëron renditjen globale të shitjeve, me 23% të tregut, i ndjekur nga Apple (17%), pastaj markat kineze Xiaomi (15%), Oppo (11%) dhe Vivo (11%).

Klan News