Marrëdhënia e shpeshtë seksuale në çift është një nga faktorët kyç për të patur një lidhje të shëndetshme dhe afatgjatë. Por, disa studiues kanë arritur të zbulojnë shkakun përse shuhet flaka e dashurisë mes çifteve.

Arsyeja është e thjeshtë. Mungesa e hapësirës dhe kohës personale është ndër faktorët kryesorë, raporton “Daily Mail”.

Përgjigjet e burrave dhe grave për pyetjen përse zbehet marrëdhënia seksuale në çift, ishin pothuajse identike. Personat që morën pjesë në studim thanë se nuk kishin më dëshirë të kishin marrëdhënie seksuale me partnerin/en pasi nuk kishin hapësirën e nevojshme personale për t’u qetësuar pas lodhjes dhe stresit që kalojnë në punë.

Mosha mesatare e personave që morën pjesë në këtë studim ishte 35 vjeç. Studimet u udhëhoqën nga Profesori Menelaos Apostolou i Universitetit të Nikosisë në Qipro.  /tvklan.al