Shkencëtarët kinezë u përpoqën të fshehin provat

“Ata e krijuan virusin në një laborator në Wuhan. Më pas u përpoqën të fshihnin gjurmët për të treguar se Covid-19 erdhi nga lakuriqët e natës”.

Është ky përfundimi i një studimi shokues prej 22 faqesh i bërë nga profesori britanik Angus Dalgleish dhe shkencëtarit norvegjez Birger Sørensen. Për gati 1 vit ata kanë studiuar origjinën e koronavirusit dhe kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka asnjë paraardhës natyral nga i cili mund të ketë rrjedhur virusi që njohim sot.

Studimi është publikuar ekskluzivisht në Daily Mail thotë se gjithçka nisi nga një përpjekje e shkencëtarëve kinezë për të krijuar një koronavirus më ngjitës dhe për të parë se si ai do të sillej te njerëzit.

Thuhet se studimi kinez i Wuhanit ka zgjatur gati 5 vjet dhe madje ka marrë edhe një ndihmë prej 600 mijë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Ndihma u ndërpre gjatë presidencës së Barack Obamës.

Dy shkencëtarët thonë se gjatë përpjekjeve për krijimin e vaksinës kundër Covid panë se virusi kishte modifikime që nuk mund të ishin natyrore. Sars-Cov 2 kishte në përbërje një sërë aminoacidesh artificiale.

Daeglish dhe Sørensen kanë kërkuar edhe ndihmën e shkencëtarëve kinezë, por ata kanë refuzuar të bashkëpunojnë. Kohët e fundit ka një shtim të vëmendjes për të zbuluar origjinën e koronavirusit, gjë që ka shkaktuar përplasje të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“The Wall Street Journal” raportoi pak ditë më parë për 3 punëtorë të laboratorit të virologjisë në Wuhan që u shtruan në spital në Nëntor 2019 me simptoma të koronavirusit, një muaj para se identifikimit zyrtar të infeksionit.

Tv Klan