Sipas një studimi të ri, ndryshimi i klimës mund të sjellë që një e pesta e planetit deri në vitin 2070, të bëhet e nxehtë sa shkretëtira e Saharasë.

Shkencëtarët paralajmëruan që një e treta e popullsisë së Tokës do të detyrohet të braktisë banesat e tyre, ose do përpiqet të mbijetojë në kushtet e reja klimatike.

“Earther” raporton se shumë njerëz do të duhet të migrojnë në rajone më të freskëta, pasi tokat e tyre bujqësore do të jenë të padobishme.

Hulumtimi i ri përfshin krijimin e një modeli që parashikon tendencat e ardhshme globale të ngrohjes. Mendohet se gjatë dekadave të ardhshme do të rriten emetimet e gazit serë.

Në këto kushte, 20 përqind e tokës në tokë të planetit do të përjetonte temperatura të larta. Aktualisht rreth 0.8 përqind e planetit përjeton atë lloj nxehtësie gjatë gjithë vitit.

Vendet më të prekura mendohet se do të jenë India, Brazili, Pakistani, Nigeria dhe Somalia.

Ata zbuluan se kombet që janë zakonisht të ftohta, si Kanadaja, Rusia dhe Antarktiku, gradualisht do të përfshihen nga një klimë më e butë.

Studiuesit arritën në përfundimin se rreth 3.5 miliard njerëz, pra një e treta e popullsisë së parashikuar deri në vitin 2070, do të përballet me temperatura mesatare mbi 29 gradë Celsius, nëse asgjë nuk bëhet në lidhje me ndryshimin e klimës.

Marten Scheffer, nga Universiteti Wageningen në Holandë, u shpreh se ky fakt do të ketë efekte shkatërruese të drejtpërdrejta dhe si pasojë shoqëritë do të hasin vështirësi në përballimin e krizave të ndryshme./tvklan.al