Në vendin tonë harrohet trajtimi me plazmë, vetëm  40 dhurime për trajtimin e pacienteve me Covid

Plazma e personave të shëruar nga Covid 19, për shkak të antitrupave të prodhuara në mënyrë natyrale është efikase në trajtimin e pacientëve me koronavirus. Studimi më i fundit i publikuar në Journal of Clinical Investigation tregon se ka një ulje me 47% të vdekshmërisë kur terapia jepet brenda 3 ditëve të para të shtrimit, ose 29% ulje e vdekshmërisë totale pavarësisht kohës së trajtimit.

Pjesë e studimit amerikan  janë bërë 3.774 pacientë të trajtuar me plazmë konvaleshente, dhe mbi 10.600 pacientë në grupin e kontrollit me trajtimin standard.  Ky lloj trajtimi është pothuajse inegzistent në vendin tonë. Edhe pse të shtruarit në spitalet Covid janë rritur ndjeshëm.

Dhurimet e plazmës konvaleshnte, nga personat e shëruar nga Covid janë të papërfillshme.  Pavarësisht se janë mbi 138 mijë persona të shëruar nga koronavirusi, vetëm 0.03 % e tyre kanë dhuruar plazmën kovaleshente për trajtimin e pacientëve rëndë me Covid-19.

“40-50 dhurime të plazmës…por urojmë të shtohen duke qene se dhe situata po përkeqësohet”.

Dhurimi vullnetarë i gjakut ka rënë ndjeshëm për shkak të pandemisë së Covid-19 por edhe të periudhës së verës,  duke vënë në vështirësi mbulimin e nevojave për gjak, ndaj mjekët u bëjnë apel qytetarëve për tu dhuruar gjak, që të shpëtojnë jetë.

Klan News