Studimi/ Ushqimet me bazë bimore ulin rrezikun e diabetit dhe sëmundjet kardiovaskulare


Studimi/ Ushqimet me bazë bimore ulin rrezikun e diabetit dhe sëmundjet kardiovaskulare

09:44 16/11/2023

Një studim në Gjermani i Qendrës Gjermane të Diabetit në Dusseldorf ka zbuluar se zëvendësimi i dietës ushqimore me produkte me bazë bimore zvogëlon ndjeshëm rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Konkretisht, zëvendësimi i mishit dhe qumështit me produkte të tilla si drithërat, fasulet, arrat dhe vaji i ullirit ulin rrezikun nga prekja e diabetit të tipit 2 dhe problemet kardiovaskulare.

Në studimin e fundit gjerman u analizuan 37 studime të mëparshme dhe u arrit në konkluzionin se ka një ulje të ndjeshme të rrezikut për prekjen nga sëmundjet e sipërpërmendura.

Kjo dëshmi nxjerr në pah përfitimet e kalimit nga dieta me bazë shtazore, duke përfshirë mishin e kuq, qumështin, shpendët dhe gjalpin tek ushqimet me bazë bimore siç janë arrat, drithërat, vaji i ullirit dhe bishtajoret”, tha Sabrina Schlesinger, studiuese në Qendrën Gjermane të Diabetit në Dusseldorf.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ulet me 25% nëse 50 gram mish në ditë i përpunuar zëvendësohet me arra ose produkte bishtajore.

Njëkohësisht, zëvendësimi i një veze me 25 gram arra në ditë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 17%.

Megjithatë, sa i përket zëvendësimit të produkteve të peshkut apo shpendëve me ushqime me bazë bimore, nuk kishte të dhëna të qarta për uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të njëjtat rezultate dolën edhe përsa i përket prekjes nga diabeti i tipit 2.

/tvklan.al









Të ngjashme