Viagra redukton rreth 70% rrezikun e prekjes nga Alzheimer. Sipas ekspertëve amerikane, principi aktiv i pilulës mashkullore, sildenafil, është identifikuar si një kandidat i mundshëm për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes që prek rreth 5 mln njerëz në botë çdo vit. Kjo është një nga sëmundje që lidhet me plakjen e organizmit të njeriut dhe e destinuar të dyfishojë shifrat çdo 20 vjet. Megjithatë deri tani nuk ekziston asnjë trajtim efikas dhe rritja e rasteve është një sfidë për të gjtiha sisitemet sanitare.

Zbulimi është bërë nga Cleveland Clinic që ka analizuar të dhënat mjekësore të rreth 7 mln njerëzve në SHBA dhe rezultoi se ata që përdornin sildenafil kishin rreth 70% më pak probabilitet të prekeshin nga Alzheimer në krahasim me ata që nuk e përdornin.

Studimi i hap rrugën kërkimeve të tjera për të krijuar medikamente që të jenë efikase ndaj sëmundjes dhe të nisë faza e testimeve klinike.

Klan News