Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ky është projekti i qendrës multifunksionale, që do të ngrihet në ambientet e ish-kinema Republikës. Rreth një muaj më parë, bashkia e Tiranës dha viston, që vendin e ndërtesës së kinemasë së vjetër ta zinte një ndërtesë shumëkatëshe, e cila do të ishte njëherësh dhe një qendër multifunksionale.
Projektin e ndërtesës, e cila do të zërë një sipërfaqe rreth 20 mijë metër katror, firma private Internacional Distribuiton for Albania-IDA, ia besoi studios franceze Architecture Studio, që për koecidencë vetëm një javë më parë fitoi të drejtën për të bërë projektin e ndryshimit të qendrës urbanistike të Tianës.
Gjatë ditëve të fundit, disa nga të përditshmet shqiptare, kanë hedhur hamendësime, se zgjedhja e studios franceze mes 35 studiove që morën pjesë në konkursin ndërkombëtar për qendrën e kryeqytetit tonë, nuk është e rastësishme. Kjo pasi sipas tyre, firma e cila ka marrë lejen nga KRT e Tiranës, për shndërrimin e kinemasë Republika në një qendër biznesi është e njëjta firmë e cila bashkëpunon me kinematë Millenium në Tiranë dhe që sipas akuzave të opozitës, ka interesat e tij edhe kryebashkiaku Edi Rama.
Përzgjedhja e studios franceze e njohur për projektet e saj në mbarë botën, u bë nga një juri ndërkombëtare drejtuar nga kryeministri Fatos Nano dhe gara u zhvillua e hapur mes saj dhe studiove nga Gjermania dhe Holanda./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka