Bejko: Këtë javë hapet konkursi, brenda muajit nis procesi

Objektet e dëmtuara në Tiranë nga tërmeti i 26 Nëntorit do t’i nënshtrohen akt-ekspertizës së thelluar nga studio inxhinierike të licencuara. Sipas drejtorit të Emergjencave në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko, brenda kësaj jave do të hapet konkursi për studiot që do të bëjnë akt-ekspertizat për 996 objekte. Nga këto, 448 janë pallate dhe 548 shtëpi banimi.

“Nuk do të kryhen nga një institucion shtetëror por do të kryhen nga studio private të licencuara që do të bëhen pjesë e një procesi administrativ pranë Bashkisë së Tiranës. Ky është një konkurs ku do të behët një ftesë nga Bashkia, mund të ketë disa lote, pasi numri i ndërtesave është shumë i madh, nuk mund të ketë 1 ose 2 studio sepse numri i ndërtesave është shumë i madh”.

Për të përfunduar akt-ekspertizën e thelluar të objekteve në kryeqytet, do të duhen afërsisht 4 muaj për të vendosur se sa do të shemben dhe sa do të riparohen.

“Kjo fazë do të ndahet në 4 etapa, në fillim do të fillojmë me pallate të cilat janë shpallur të pabanueshëm nga akt-konstatimet, faza e dytë do të jenë pallatet të cilat janë të banueshme në kate të caktuara dhe mund të kenë një pjesë të hapësirës të pabanueshëm, për shembull kafazi i shkollave mundtë jetë e amortizuar. Faza e tretë janë shtëpitë e ulëta në zonat urbane, dhe faza e katër janë shtëpitë e ulëta në zonat rurale”.

Puna do të nisë nga Kombinati, për shkak dhe të numrit të madh të pallateve të dëmtuar. Ndërsa në zonat rurale, aty ku shumica e shtëpive private do të shëmben për shkak të dëmtimeve të shumta dhe amortizimit në vite, po shihet mundësia e krijimit të disa lagjeve të reja.

Tv Klan