Bletët janë krijesa të jashtëzakonshme, kryesisht për sistemin e sofistikuar të komunikimit, aktivitetin e tyre dhe inteligjencën kolektive të kolonisë. Dhe një studim i fundit hedh dritë mbi një tjetër aspekt, atë të riprodhimit, që deri më sot nuk njihej. Dhe rezulton se bletët janë shumë fleksibël, duke i bërë unike në botën e kafshëve.

Zakonisht nga vezët e pafekonduara të mbretëreshës lindin individë meshkuj, ndërsa nga vezët e pafekonduara lindin vetëm bletë punëtore femra. Ndërkohë që femra mund të çiftohet në fluturim me më shumë se 10 meshkuj për të ripopulluar koloninë.

Kërkuesit e Universitetit të Sydney-t kanë ekzaminuar 11 bletë të cilat kishin tipare edhe femërore edhe mashkullore në të gjithë trupin. Duke studiuar AND e tyre, rezultoi se 10 nga ata kishin deri në tre baballarë, ndërsa një prej tyre kishte vetëm baballarë dhe asnjë trashëgimi gjenetike nga nëna. Kjo është hera e parë që bota shkencore përballet me një gjë të tillë dhe ende nuk ka përgjigje sesi është e mundur kjo gjë. Shkencëtarët theksojnë se ky studim dokumenton fleksibilitetitn e jashtëzakonshëm të këtyre insekteve në çështjen e riprodhimit dhe vazhdimësinë e jetës.

Klan Plus