Ekspertët i druhen faktit se një tërmet katastrofik mund të godasë Japoninë brenda disa dekadave. Sipas studiuesve, tërmetet shkatërrimtare në këtë shtet ndodhin një herë në 100 vjet.

Goditja e një tërmeti me fuqi të tillë me magnitudë 7.9, ka ndodhur në vitin 1923 në Tokio duke lënë të vdekur 100 mijë persona.

Tani ekspertët i frikësohen faktit se një tjetër tërmet i tillë shkatërrimtar mund të godasë Japoninë brenda 30 viteve të ardhshme, dhe që mund të shkaktojë 10 mijë të vdekur e të shkatërrojë miliona banesa, raporton “The Sun”.

John Douglas, profesor në Universitetin e Strathclyde në Skoci, thotë se kur bëhet fjalë për tërmetet në Tokio, pyetja që duhet bërë është “kur” jo “nëse”.

Hartat tregojnë se ka një probabilitet të lartë që një tërmet potencialisht i madh të godasë Tokion në dekadat e ardhshme”, u shpreh ai.

Japonia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku bashkohen tre pllaka tektonike. /tvklan.al