Rastet me koronavirus në të gjithë botën kanë shkuar mbi 10.5 milionë. Një studim i ri ka zbuluar se shumica e tyre janë shkaktuar nga një shtamë e re e virusit.

Kërkuesit nga Laboratori Kombëtar në Los Alamos, Universiteti Duke dhe Universiteti i Sheffield pretendon se varianti i ri, të cilin e kanë emëruar si ‘D614G’ është shtama më e përhapur për momentin.

Ky variant ka disa ndryshime në proteinat që ndodhen në sipërfaqen e virusit. Kjo e bën atë më të lehtë që të hyjë dhe të infektojë qelizat e njerëzve.

“I kemi ndarë sekuencat e shtamave të SARS-CoV-2 që prej fillimit të pandemisë dhe kjo na lejon të shikojmë mutacionet që shpesh bëhen më dominante mes shtamave që qarkullojnë mes të infektuarve”, tha Thushan de Silva, profesor në Universitetit Sheffield.

Ai tregoi se varianti ‘D614G’ është varianti i mutacionit më infektues nën kushtet e laboratorit. Megjithatë edhe pse varianti i ri i virusit është më shumë infektues, kërkuesit mendojnë se nuk shkakton simptoma të rënda tek njerëzit./tvklan.al