9 viktima, përmbytjet zhvendosin automjetet

Këto pamje tregojnë atë çfarë ka lënë pas stuhia apokaliptike që përfshiu mbrëmjen e të enjtes rajonin e Markeve në lindje të Italisë. Stuhi të fuqishme me reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje të mëdha në zonën e Pezaros. Bilanci është tragjik 9 të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë dhe 4 të zhdukur.

E goditur më rëndë është qyteza e Kantianos, aty ku lumenjtë dolën nga shtrati dhe përmbytën rrugë. Niveli i ujit u rrit deri në sheshin qendror. Dëmet që duken qartë në këto filmime janë të shumta.

Zyrtarët lokalë thanë se brenda 3 orëve ranë 400 milimetra shi, sasia që në këtë zonë bie për gjithë vitin, pasojë e çrregullimeve klimatike që ka sjellë ngrohja globale.

Tv Klan