“Gurë nga qielli” është shprehja që i përshtatet breshërit

të rënë orët e fundit në rajonet qëndrore të Gjermanisë.

Pamjet i takojnë një qyteze pranë Frankfurtit, ku breshëri

pushtroi rrugët dhe i shndërroi për disa orë në lumenj.

Ashtu si në Europën jugore, moti i thatë dhe i nxehtë i

la vend stuhive të shiut që përmbytën rrugë e banesa e thyen qindra pemë në

rajone të Gjermanisë Qëndrore dhe Jugore. 

Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë qindra banorëve të

bllokuar mes përmbytjeve, që fatmirësisht nuk lënduan askënd. Brenda 2 orësh,

vetëm në rajonin e Hessenit, niveli i ujit arriti në rreth 1 metër. Autoritetet

anuluan 1560 fluturime në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në Gjermani, një

situatë që preku 230 mijë udhëtarë.

Tv Klan