Reshjet intensive të borës kanë sjellë temperatura deri në -10 gradë celsius.

Rrugët nacionale të vendit janë të hapura, por të kalueshme vetëm me zinxhirë. Reshjet e pandërprera gjatë gjithë natës, kanë bërë që zonat e thella malore të vendit të mbeten të bllokuara dhe me mungesë të energjisë elektrike.

Shumë fshatra të qarkut Korçë, kanë mbetur pa komunikim me qendrat e njësive administrative.

Është raportuar se në disa nga fshatrat, trashësia e borës ka arritur në 40 deri 90centimetra, kurse në zonat më të thella, trashësia e borës varion nga 1 deri në 2 metër.

Përkundër situatës së vështirë, deri më tani nuk është raportuar ndonjë rast emergjent nga zonat e bllokuara.

Klan News