Stuhi e fuqishme në Kinën jugore, vdesin 12 persona

Stuhi e fuqishme në Kinën jugore, vdesin 12 persona

10:17 24/08/2017

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Kinën jugore, duke lënë 12 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Stuhia ndodhi në Zhuhai në provincën Guangdong, duke sjellë me vete erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Hong Kongu ngriti sinjalin në shkallën më të lartë. Tajfuni Hato shkaktoi përmbytje të shumta, ndërprerje të energjisë duke shkaktuar miliona dollarë dëme.

Të paktën tetë persona u vranë në Macau, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Qeveria e Macau tha se 153 persona u plagosën.

Ndërsa Agjencia zyrtare e Kinës Xinhua njoftoi se katër persona të tjerë vdiqën në provincën e Guangdong.

Mediat lokale raportojë se qindra makina u bllokua dhe njerëzit nuk kishin mundësi të dilnin prej tyre./tvklan.al

 
Të ngjashme
UKT