Stuhitë vazhdojnë të godasin Europën

Këto pamje të rralla tregojnë stuhinë e dëborës që përfshiu fillimisht brigjet veriore të Turqisë, përgjatë Detit të Zi që përshkoi më pas thuajse gjithë territorin e vendit.

Autoritetet thanë se 13 refugjatë humbën jetën pasi kaluan ilegalisht në territorin turk nga kufiri me Iranin. Termometri shënoi temperatura siberiane deri në minus 40 gradë Celsius në qytezën lindore Gële. Rrëshqitshmëria në rrugë si pasojë e ngricave ka shkaktuar dhjetëra aksidente gjatë këtyre ditëve.

Aventurat për pak sa nuk i morën jetën këtyre të rinjve, që rrëshqisnin me slitë në rrugët e qytezës bregdetare veriore të Xhiresunit.

Dëbora përfshiu edhe vende të tjera të rajonit. Ndërsa nëpër Europë ka arritur në 9 numri i viktimave të stuhisë së fuqishme Kiara me shpejtësi ere mbi 140 km/orë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme thuajse në të gjitha vendet e Europës Veriore e Qendrore.

Mijëra fluturime e udhëtime hekurudhore janë anuluar. Ndërsa vala e motit të keq po i afrohet juglindjes së kontinentit dhe pritet të përfshijë edhe Shqipërinë.

Tv Klan