11 persona humbën jetën dhe 102 u plagosën, erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale

Një stuhi ekstreme ka goditur një qytet lindor të Kinës, duke lënë 11 persona të vdekur dhe 102 të plagosur.

Erërat e forta shkaktuan rrëzimin e disa pemëve dhe sollën dëme të konsiderueshme materiale në disa zona.

Për t’i shpëtuar stuhisë së fuqishme personat u hodhën në lumin Yangtze ku humbën edhe jetën pasi nuk dinin not, ndërsa disa të tjerë vdiqën nga rrëzimi i shtyllave elektrike.

Qyteti Nantong, i vendosur në provincën lindore të Jiangsu, ishte ndër zonat më të goditura. Ekipet e kërkim shpëtimit evakuuan 3,050 njerëz. Mediet lokale raportojnë se, përveç erës, breshëri që ra ishte me një madhësi sa një gur mermeri, la pas dëme të mëdha materiale.

Shpejtësia e erës me 100 kilometra në orë përmbysi gjithashtu një anije peshkimi në rajon. Dy marinarë u shpëtuan dhe operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar për nëntë ekuipazhin e mbetur.

Energjia elektrike është rikthyer në Nantong dhe pemët e shembura, automjetet e dëmtuara dhe dritaret po pastrohen.

Klan News