2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

Stuhia “Arwen” ka goditur pjesën veriore të Britanisë së Madhe duke shkaktuar të paktën dy viktima.

Shpejtësia e erës arrin në 160 kilometër në orë. Në pjesën më të madhe ku ka kaluar, “Arwen” ka sjelle reshje të shumta dëbore.

Agjencia Meteorologjike e Britanisë së Madhe kishte vendosur një pjesë të madhe të Skocisë Lindore dhe Anglisë Verilindore në zonën e kuqe të rrezikut për erëra të forta gjatë natës dhe ka sugjeruar njerëzit të evitojnë daljen nga shtëpitë apo përdorimin e makinave.

Në Skoci disa linja hekurudhore u ndërprenë dhe trashësia e dëborës ka arritur në mbi 15 centimetër këtë mëngjes. Rreth 120 kamionë u bllokuan nga moti i keq në një autostradë në Veri të vendit.

Furnizuesi i energjisë elektrike në Veri të Anglisë raportoi se erërat  e forta dhe të rrëmbyeshme kane lënë pa energji elektrike gjate natës rreth 55,000 njerëz.

Tv Klan