Moti ekstrem ka sjellë ndërprerjen e udhëtimeve në Holandë, Gjermani e Belgjikë

Evropa veriore është nën pushtetin e Stuhisë Darcy. Pas Gjermanisë, edhe Holanda është goditur nga një stuhi e madhe dëbore. Autoritetet holandeze kanë mbyllur të gjitha qendrat e testimit të koronavirusit për shkak të motit ekstrem. Transporti është ndërprerë dhe lidhjet hekurudhore me Gjermaninë, ku zonat veriore janë mbuluar nga bora, janë pezulluar.

Stuhia Darcy ka prekur edhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Dëbora është shoqëruar edhe me erëra në 90 kilometra në orë. Bora e madhe solli një kaos në shumë rrugë të Holandës.

Njerëzve iu është bërë thirrje të shmangnin udhëtimet për shkak edhe rrëshqitjeve nëpër rrugë. Aeroporti i Eindhovenit u mbyll dhe fluturimet hyrëse u devijuan për në Gjermani, ndërsa aeroporti Schiphol në Amsterdam paralajmëroi që udhëtarët mund të përballen me vonesa.

Sipas meteorologëve temperaturat për më shumë se 10 ditë në Holandë do të qëndrojnë nën zero. Në Gjermani, reshjet e borës shkaktuan trafik të ngarkuar në Nordrhein-Ëestfalen. Shkollat janë mbyllur në një pjesë të madhe të Bavarisë. Në Belgjikë, reshjet e borës kanë qenë më të pakta, por autoritetet kanë bërë thirrje se temperaturat nuk do të bien gjatë gjithë javës dhe njerëzit duhet të shmangin lëvizjet.

Klan News