Miliona amerikanë janë vënë nën paralajmërim, ndërsa janë anuluar mbi 7 mijë fluturime

Dhjetëra miliona amerikanë janë vënë nën paralajmërim për shkak të stuhisë së borës, kryesisht në veriperëdim.

Linjat ajrore kanë anuluar më shumë 7600 fluturime në të gjithë SHBA-në. Në Ioëa, kandidatët republikanë presidencialë anuluan për tre ditë aktivitetet e fushatës pë shkak të ngricave dhe pranisë së madhe të borës.

Stuhitë goditën pjesën më të madhe të Midëest-it të sipërm me borë të dendur dhe erëra të forta deri në 96 km/h që pritej të vazhdojnë përgjatë gjithë fundjavës. Më shumë se 133,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Michigan, dhe 150 mijë të tjerë në Ëiscons, Ëest Virginia, Ohio dhe Pennsylvania.

Autoritetet kanë bërë thirrje banorëve që të mos udhëtojnë dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi mund të rrezikojnë shëndetin e tyre si pasojë e hipotermisë. Sipas meterologëve temperaturat pritet të arrijnë në -28 gradë Celsius në shumë shtete. Ndërkaq shkollat, bizneset dhe disa akse rrugore dhe autostrada janë mbyllur.

13 milionë njerëz të tjerë që jetojnë pranë Oqeanit Atlantik në Virxhinia në veri të  Neë England janë nën kërcënim nga përmbytjet dhe dëbora gjatë ditëve të fundit. Në jug të Mississippi, rreth 3 milionë njerëz janë nën kërcënimin e tornadove dhe stuhive të forta pasi meterologët paralajmëruan se erërat me shpejtësi deri në 80 km/h mund të dëmtojnë çatitë, të rrëzojnë pemët dhe linjat e energjisë elektrike.

Klan News