Reshjet e dendura të shiut pezulluan shërbimin e metrove dhe transportin publik në disa zona

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erat e forta përfshinë Moskën duke shkulur pemë, përmbytur rrugë dhe duke i dhënë fund një periudhe me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Erat e forta shembën çati shtëpishë dhe shkatërruan disa makina që ndodheshin të parkuara aty pranë.

Sistemi i metrosë u pezullua përkohësisht për shkak të përmbytjes dhe reshjet e shiut ulën dukshmërinë. Ndërtesa kryesore e Universitetit Shtetëror të Moskës nuk mund të shihej për shkak të shiut. Sipas mediave ruse, Avenue Vernadsky ishte plotësisht nën ujë, prandaj trafiku u ndal.

Rrufeja gjithashtu ndezi një zjarr në një stacion elektrik jashtë Moskës në qytetin Shelkovo, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një aksident.

Në fillim të këtij muaji, temperaturat në kryeqytet u rritën në një rekord pas 120 vjetësh prej 34.8 Celsius, një valë të nxehtësisë që përfshiu të gjithë Rusinë perëndimore.

Klan News