Këto janë imazhet e stuhisë së fuqishme “Fabienne” që goditi Gjermaninë, duke lajmëruar një hyrje të fuqishme të vjeshtës.

Stuhia me erëra që arritën shpejtësi deri 100km/orë shkaktoi viktimën e parë, një 78 vjeçare nga Bavaria. Ajo humbi jetën pasi erërat e fuqishme shkatërruan një zonë kampingu në këtë rajon, ndërsa plagosën disa të tjerë.

Stuhia u bë shkak për disa aksidente, për shkak të uljes së shikueshmërisë në rrugë prej reshjeve të dendura dhe erërave të forta. Dhjetëra pemë u thyen e u shkulën me rrënjë, duke dëmtuar mjete, ndërtesa e biznese.

Probleme pati edhe në transportin hekurudhor dhe atë ajror. Erërat e fuqishme kanë mbërritur deri në jug në Zvicër e veri të Italisë. Meteorologët thonë se “Fabienne” ka përmasat e një uragani.

Tv Klan