Një tajfun i fuqishëmka goditur Filipinet duke lënë pas vetëm shkatërrim. Mediat ndërkombëtare raportojnë se era ka qenë më një shpejtësi 225 km/h, por duke mos mjaftuar kjo gjithçka është shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Deri tani raportohet për 4 viktima, por numri mund të rritet pas kërkimeve që do zhvillohen në zonën e dëmtuar. Mijëra shtëpi janë dëmtuar dhe rrugët janë përmbytur.

Banorët në çadra pas tajfunit

Tajfuni “Goni” zbriti në ishullin Catanduanes të Dielën në 04:50 me kohën lokale, por tashmë fuqia e tij është dobësuar.

Por parashikuesit e motit kanë paralajmëruan për “erëra katastrofike dhe reshje të forta deri të rrëmbyeshme” si dhe përmbytje të tjera” në ditët në vijim./tvklan.al