Një stuhi e fuqishme, më  madhja në 20 vitet e fundit, ka goditur Sydney-n.

Banorëve u është kërkuar që të jenë shumë ë kujdesshëm, pasi rrezikohet që të ketë përmbytje masive pas ciklonit që pushtoi qytetin.

Sydney së fundmi është duke u përballur me erëra të forta, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Sipas parashikimeve të meteorologëve thuhet se moti do të përkeqësohet në ditët në vijim.

Shërbimi i Emergjencave Shtetërore lëshoi ​​një paralajmërim për zonën e Lagunës Narrabeen në plazhet veriore të qytetit duke u thënë banorëve që u duhej të evakuoheshin deri në orën 10.30 të dielës.

Banorët në Moorebank, Chipping Norton dhe Milperra janë porositur gjithashtu që u duhej të evakuoheshin deri në orët e pasdites të së dielës. /tvklan.al