Edhe Spanja goditet nga moti i keq, 3 të zhdukur

Stuhia “Monica” ka përfshirë Francën juglindore e cila ka shkaktuar vdekjen e 4 personave.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ishin vënë në gatishmëri për gjetjen e një babai dhe dy fëmijëve të tij të cilët u gjetën të pajetë në Gard pas shumë orësh.

Të tre u rrëmbyen nga uji ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë në Dions, një fshat me 500 banorë.

Nëna, 40 vjeçe, u shpëtua para se mjeti me të cilin po udhëtonte familja, i cili ishte mbi urën po fundosej nga lumi i tejmbushur. Viktima e katërt është regjistruar në qytetin Saint-Martin-de-Valamas

Më shumë se 300 zjarrfikës dhe pjestarë të ekipeve të emergjencës janë vënë në gatishmëri dhe po punojnë për gjetjen e 6 personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Në Spanjë tre persona janë zhdukur nga moti i keq dhe nuk dihet fati i tyre. Sipas mediave spanjolle, dy nga tre të zhdukurit janë të mitur. Ata u përfshinë nga dallgët teksa po peshkonin në një plazh në ishullin Gran Canaria.

Klan News